Sipas një zyrtari amerikan, nga goditja me dron në muajin nëntor të vitit të kaluar, gjithçka që mbeti nga terroristi famëkeq Xhihadi Xhon, ishte vetëm një njollë e yndyrshme në tokë.
Koloneli amerikan Steve Warren tha se kishte parë në video momentin kur predha e lëshuar nga një dron i telekomanduar, kishte goditur terroristin Mohammed Emwazi.
“E gjetëm atë. Ishte duke folur në telefon në atë moment. Pas goditjes me predhë mbeti vetëm një njollë e yndyrshme në tokë”, tha ai.
Xhihadi Xhon u bë i njohur botërisht pasi u shfaq në një numër të madh videosh të publikuara nga Shteti Islamik, duke prerë kokat e pengjeve.