Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Pas “gjyqit” publik që po i bëhet në rrjet, reagon Megi Pojani: Kjo është mënyra ime si e ndërtoj komunikimin me stërgjyshen...

Shkruar nga Newsbomb

Pas “kryqëzimit” që po i bëhet në rrjet nga ndjekës dhe figura të njohura publike për videon në varreza ku së bashu me motrën e saj tallen në varrin e stërgjyshes, ka ardhur edhe reagimi i Megi Pojanit.

Përmes një postimi në Instagram, ajo shkruan se video është e vjetër dhe nuk pa pasur për qëllim që të fyejë askënd.

Teksa i kërkon falje të gjithë atyre që mund të jenë prekur nga kjo video, Megi ashtu si është një vajzë moskokëçarrëse thekson se kjo është mënyra se si ajo e ndërton komunikimin me stërgjyshen që prindërit e saj e kanë të dashur aq shumë.

Gjithashtu, moderatorja tregon se “idiotësitë e tyre”, (domethënë të Megit dhe dy motrave të saj), e ndihmojnë mamin e tyre që të qeshë pasi sa herë vizitojnë të afërmit e tyre në varreza është ajo e cila i përjeton më keq.

“Jam shume e keqardhur per veprimet e mia tek video qe eshte publikuar sot. Kam qene te varri i sterstergjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te fresketa, qe varri t’i dale ne drite. Kjo eshte menyra ime se si e ndertoj komunikimin me nje sterstergjyshe qe prinderit e mi e kane dashur fort.

Eshte menyra ime, jo e jotja, marredhenia ime me te, jo e jotja. Varret s’lidhen vetem me kujen e lotet. Ate moment, kur eshte bere video (3 vite me pare), e kam te gjalle dhe tani. Cdo here qe vizitojme te afermit tane ne varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejme te qeshe me ‘idiotesite tona. Kjo eshte shume intime.

I kerkoj ndjese perulesisht kujtdo qe (me te drejte), mund te jete fyer nga veprimi im i pamatur.

Jam koshiente se sa mund te lendoje, sa ç’jam koshiente per qellimet per se eshte bere dhe publikuar kjo video – kurre per t’u tallur me personin tim te dashur. Uroj qe personazhi im ne rrjete sociale mos te keqkuptohet dhe mos te interpretohet si karakteri im i vertete dhe kam bindje qe ne aq kohe sa kam qene pjese e televizionit kam treguar se kush eshte Megi e vertete. Uroj ne mirekuptimin e njerezve qe me kane mbeshtetur deri tani, ne jete dhe ne rrjete sociale”, shkruan moderatorja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese