Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Pas gjithë kritikave të marra, edhe Robert Aliaj i “vërsulet” Ronela Hajatit: Më vjen shumë keq! Tallavaja do shkojë në Eurovision

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Si çdo vit tjetër edhe kësaj here kënga fituese e Festivalit të Këngës në RTSH ka bërë mjaft “zhurmë”. Të shumtë kanë  qenë ata të cilët kanë kundërshtuar fitoren e këngëtares Ronela Hajati, pasi sipas tyre ajo do të përfaqësojë Shqipërinë me një këngë e cila nuk ka një tekst të mirëfilltë.

Së fundmi në lidhje me fitoren e saj ka folur dhe artisti Robert Aliaj i cili gjatë një interviste u shpreh se ndjente keqarshje që “muzika tallava” do të shkojë në “Eurovision”.

“Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision. Jo se unë për Eurovision kam ndonjë respekt pasi e shikoj si një festival propagandistik, një festival kot. Jemi modeli shoqëror që nuk ka për të sunduar ndonjëherë.”- u shpreh ai.

Ai gjithashtu fili edhe për stilin e tij duke thënë se veshja që ai bën e përfaqëson më së miri karakterin e tij të drejtpërdrejtë.

“Unë mendoj se jam gjithashtu një produkt i ngjarjeve dhe unë e shpreh këtë në forma artistike siç është veshja ime, e cila për mua është një deklaracion kush je dhe përse je, ti thotë veshja pa fjalë.

Unë jam thjesht vetvetja. Unë jam njëri i lirë, transparent që do të thotë opinionin publik ta krahasosh me zero që nuk ka asnjë influencë tek ty. Unë e shikoj si mision të jap kontributin tim social”, shtoi Roberti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img