Hapësire reklamuese

Politikë

Pas Gerta Lokut, Elona nga Ballabani surprizon Ramën, thirrje shqiptarëve për t’u kthyer në fshat

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në fshatin Ballaban të Përmetit ku po zhvillon edhe një drekë me fermerët e zonës, ndërsa ajo që bie në sy është Elona.

Pas Gerta Lokut e cila foli në foltoren e Kuvendit për të mirat që të ofron fshati, Elona është tjetër një grua që ka vendosur të investojë në fshat nga ana blegtorale dhe bujqësore, ndërsa gjatë gjithë kohës ajo bën thirrje që të gjithë të rikthehen në fshat.

Elona gjithashtu është treguar shumë e gatshme për të mirëpritur të gjithë ata që duan të marrin shembull investimet që ajo ka bërë në zonë duke hapur një fermë.

Nuk kemi tokë bujqësore, prandaj kemi shkuar te ferma kultura. Mënyra se si është ndarë toka në Shqipëri është shumë e mirë, sepse është e ndarë në parcela të vogla, gjë që të jep mundësi të krijosh kopshte të vogla. Atëherë kjo është një mënyrë shumë e mirë për ti shërbyer tokës dhe për t’ja treguar të gjithëve si funksionon.

Ata që janë të interesuar janë të mirëpritur të vijnë ta shohin.

Ne nuk prodhojmë vetë por ua blejmë banorëve të zonës”, ka thënë Elona, ndërsa njëkohësisht përkthen nga frengjishtja edhe fjalën e bashkëshortit të saj francez.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese