Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Pas gazetarëve, edhe psikologët kërkojnë të vaksinohen, i dërgojnë letër Manastirliut: Përballemi ashpër me virusin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1688a0898b9c25ad947c2f390e43c9a9

Urdhri i Psikologut i ka dërguar një letër ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtueses së Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli, ku kanë kërkuar që të vaksinohen kundër Covisd-19 edhe kategoria e tyre.

Me anë të kësaj letre, Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska kërkon që procesi i vaksinimit të vijojë me psikologët e shërbimeve psiko-sociale në arsim, shëndetësi si edhe profesionistët e lirë që ushtrojnë këtë detyrë.

Në letër thuhet më tej se psikologët kanë qenë çdo ditë në shërbim, madje sipas tyre edhe në ditët që i gjithë vendi ka qenë në karantinë të plotë.

“Siç ju jeni tashmë në dijeni, psikologët kanë dhënë e po vijojnë të japin një ndihmë të çmuar në përballjen me pandemi. Ne nuk kemi ndaluar asnjë ditë së ofruari shërbim madje edhe në ditët që i gjithë vendi ka qenë në karantinë të plotë. Sikundër në të gjitha profesionet e tjera që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetari, deri më tani kemi pasur me dhjetëra e dhjetëra kolegë, të cilët janë përballur ashpër me virusin dhe kanë rrezikuar jetën e tyre e të familjarëve”, shkruhet më tej në dokument.

Më shumë

spot_img
spot_img