Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
21 °
Mar
19 °
Mër
21 °
E shtunë, 23 Tetor, 2021
spot_img

Pas gati 20 orësh seancë, votohet qeveria “Rama 3”, Kuvendi voton me 77 vota pro dhe 53 kundër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Seanca plenare e nisur ditën e djeshme ka përfunduar sot rreth orës 6:30 të mengjësit ku deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit votuan kabinetin  qeveritar të “Rama 3”.

Rezultati i votimit u dha nga kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla ku programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Pas votimit pritet që qeveria të betohet te presidenti Ilir Meta.

Seanca plenare nisi ditën e djeshme në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit. 

Seanca e ditës së djeshme është shoqëruar dhe me debate të forta mes maxhorancës dhe opozitës, ku kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetët e PD kanë refuzuar të flasin pa praninë e kryeministrit Edi Rama në kuvend, i cili mbërriti pas rreth 2 orësh.

Debatet mes opozitës dhe mazhorancës kanë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit në lidhje me pyetjet që kishin për programin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img