Hapësire reklamuese

Bota

Pas Francës, Gjermanisë dhe Belgjikës edhe fermerët italianë në protestë

Shkruar nga Newsbomb
Pas Francës, Gjermanisë dhe Belgjikës edhe fermerët

Pas fermerëve në Francë, Belgjikë dhe Gjermani protestës i janë bashkuar edhe fermerët e Italisë. Qinfra fermerë kanë mbllokuar me mbi 60 traktorë rrugët në Caserta.

Fermerët italianë mbajtën protesta në të gjithë vendin për të kundërshtuar politikat bujqësore të Bashkimit Evropian, duke kërkuar nga BE dhe qeveria italiane që të përgjigjen ndaj vështirësive të tyre në operacionet bujqësore.

Mbi 60 traktorë dhe automjete të tjera bujqësore u grumbulluan në qytetin jugor të Caserta, duke ndërprerë trafikun lokal. Protestuesit u binin borive dhe mbanin pankarta për të shprehur vështirësitë e tyre në prodhimin dhe menaxhimin bujqësor dhe pakënaqësinë e tyre me politikat dhe rregulloret bujqësore të BE-së.

“Vështirësia jonë kryesore është se ferma jonë nuk është më fitimprurëse dhe nuk mund të përballojë të gjitha llojet e shpenzimeve dhe kostot e mirëmbajtjes së makinerive,” - tha Giulio Mastroiani, një fermer italian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese