Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Pas fotove provokuese me të pasmet, Ledina Çelo i “futet me kokë” arkivave, publikon fotot e 21 viteve më parë

Shkruar nga Newsbomb

Kjo verë ka qenë një “bombë me sahat” në “Instagramin” e Ledinës. Çdo ditë këngëtarja ka “çmendur” ndjekësit e saj me pozat seksi dhe trupin perfekt që ka.

Së fundmi, Ledina duket se është bërë paksa nostalgjike duke lënë anash fotot me bikini dhe duke postuar foto të shumë viteve më parë.

Fillimisht ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku tregon se ka qenë 22 vjeçe. Aty shfaqet me një palë pantallona të gjata dhe një bluzë që i nxjerr barkun jashtë.

Më pas ajo ka postuar një foto ku është së bashku me kolegen e saj, Leonora Jakupi.

“Me Norën! Viti 2000”, shkruan ajo bashkëngjitur me foton, ku tregon se kanë qenë në Romë, Itali. E sigurisht që kjo pozë nuk i ka shpëtuar Jakupit, e cila i komenton: “Oh Zot, sa më mungon ajo kohë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll