Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka folur për media pas fjalimit që mbajti gjatë punimeve në Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha.
Ajo u shpreh se fjala e saj ishte si antarë e PD, por që nuk ka ambicie për më shumë duke hedhur poshtë lajmet se do i futet politikës. Argita Malltezi tha se fjala e saj ishte që të gjithë të regojnë.
“Gjithmonë kamë qenë pjesë aktive e PD, por nuk kam ambicie për më shumë, është çështja të kesh ambicie, por të bësh atë që duhet të bësh, thelbi i fjalës sime është që të gjithë duhet të reagojnë.
E keqja të vjen butësisht, kur ti mendon se diçka është banale për ditën tëndë. E keqja bëhet imponuese kur ti e ke neglizhua”, tha ajo ndër të tjera.
Lexo edhe: Fjalimi që zyrtarizon futjen e Argita Malltezit në politikë: Të rikthejmë shpresën!