Pas zgjedhjeve të përgjithshme, PS bën analizën e fitores, PD bën atë të humbjes së 25 prillit dhe të fitores së Lulzim Bashës më 13 qershor.
Pasnesër më 18 qershor do të mblidhet kryesia e PD-së, ndërsa mediat zbardhin mesazhin që sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi u ka nisur demokratëve.
Në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet analiza në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit. Gjithashtu në 17 Korrik DO TË THIRRET Kuvendi Kombëtar i PD.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.
Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi,” shkruhet në mesazhin e Bardhit.