Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Pas festave, vaksinim masiv kundër Covid në 6 qytete të Maqedonisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Imunizimi me 200 mijë vaksinat kineze që sot arritën në Maqedoni të Veriut do të fillojë të martën.

Me to do të vaksinohen qytetarët e paraqitur në faqen zyrtare vakcinacija.mk si dhe qytetarët më të moshuar të cilët janë paraqitur përmes mjekut të familjes, raporton Alsat. Përpos vaksinës kineze, në dispozicion për qytetarë do të jenë vaksina edhe nga prodhues të tjerë.

Ministri i Shëndetësisë bëri thirrje që qytetarët të mos bëjnë ndasi apo preferenca për vaksina të caktuara, sepse të gjitha janë të sigurta dhe efikase.

“Në ata pika të mëdha vaksinale, do të ketë nga të gjitha vaksinat. Nga java e ardhshme edhe kinezja do jetë si dhe Pfizer. Nuk ka nevojë të theksohet çështja e zgjedhjes së vaksinës. Të gjitha të njëjtit kualitet, nuk ka asnjë kundër indikacion. Cila vaksinë do jetë në atë orë e disponueshme, të njëjtën qytetarët mund që ta pranojnë në mënyrë komode pa mos u shqetësuar se me cilën vaksinë janë në përparësi të vaksinohen”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img