Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Pas Fatos Tushes, Frrok Çupi “zbulon” emrin e zyrtarit më të lartë të shtetit që do të ARRESTOHET: Nuk shpëton dot!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot, SPAK në bashkëpunim me struktura të tjera të policisë sonë ka bërë të mundur arrestimin e disa personave në Lushnjë, zyrtarë e biznesmenë, mes të cilëve dhe kryetarin e Bashkisë, Fatos Tushe.

Mesa duket laku po ngushtohet, dhe ngjarje të tilla i ka komentuar dhe analisti Frrok Çupi.

Ai tha në ‘Top Talk” se “shteti nuk është më në duart e qytetarëve, por në duart e këtyre njerëzve të pushtetshëm”, ndërsa theksoi se Meta do të jetë i pari nga peshqit e mëdhenj që do fundoset.

“Kemi dy simbole të mëdha të korrupsionit në vendin tonë: Të korruptuarin më të madh të rajonit, që është Presidenti i Republikës (Ilir Meta), të konsideruar si ikonë jo vetëm prej nesh. Këtu janë aq shumë të korruptuar, sa mund ta vendosësh dorën te secili. Krimi këtu është aq i rëndë, sa ne kemi hyrë në epokën e prangave. Duhet të kishim hyrë më shpejt. Kemi një sistem me politikanë shumë të këqinj, kemi njerëz që kanë qeverisur në mënyrë tragjike në vendin tonë, sa që dhe kriminelin e kanë lënë të bëhet më kriminel se sa ishte. E kanë lënë dhe hajdutin të bëhet më hajdut se sa ishte. Njerëz si Meta, Berisha etj e kanë lënë veten në duart e kriminelëve dhe tani nuk dalin dot. Vjedhja dhe krimi i qeveritarëve i ka çuar të krijojnë figurën e përbindëshit dhe tani nuk shpëtojmë dot”, ka theksuar ai.

Më shumë

spot_img
spot_img