Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas Eni Vasilit, një tjetër moderatore largohet nga "Top Channel"

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër moderatore ka vendosur që të largohet nga Top Channel.

Sidorela Gjoni ishte një nga figurat kryesore të Top News, ka drejtuar disa emisione duke përfshirë “Breaking”, ku trajtonte tema nga aktualiteti, bota, politika etj., por duket se eksperienca në Top Channel për Gjonin ka marrë fund.

Pak ditë më parë gazetarja e njohur Eni Vasili është larguar gjithashtu nga televisioni i “Top Channel”, për t’u rikthyer te “News 24”.

Lëvizja vjen vetëm pak ditë pas rokadës, ku nga “News 24” u largua gazetari Sokol Balla i cili mori postin e drejtuesit te top-i.

Kujtojmë se vetem pak ditë pas mbërritjes së Ballës te Top Channel, nga ky ekran u largua emisioni investigativ “Top Story”, çka shkaktoi dhe përplasje me akuza të rënda për shantazh dhe gjobëvënie mes drejtuesve të Top Channel, dhe drejtorit të programit Endrit Habilaj.

Sidorela Gjoni

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.