Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Pas emërimit të Artur Kalasë në Gjykatën e Lartë, Yuri Kim “harron” përplasjet dhe falenderon Ilir Metën

Lajme të ngjashëm

Artur Kalaja është anëtari i ri i Gjykatës së Lartë. Emri i tij u dekretua sot nga Presidenti Ilir Meta dhe vendimi hyri në fuqi menjëherë.

Sot pasdite këtë lëvizje pozitive në Gjykatën e Lartë e ka përshëndetur dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Me anë të një shënimi në Tëitter, Kim thotë se emërimi i Kalasë si gjyqtari i tetë i Gjykatës së Lartë, ëhstë një hap i rëndësishëm për ecurinë e Reformës në Drejtësi.

Diplomatja siguron që së shpejti do të emërohet dhe gjyqtari i nëntë i Gjykatës së Lartë, duke plotësuar kështu institucionin me 9 anëtarë.

Reagimi i Yuri Kim

Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në Gjykatën e Lartë, me të 9-in që do të vijë së shpejti. Sapo të caktohet i 10-ti, Gjykkata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj.


Më shumë