Pasi e gjithë bota ngriti dyshime mbi sigurinë e saj “AstraZeneca” ka marrë vendimin drastik.
Kompania ka ndryshuar emrin dhe tani do të quhet “Vaks-Zevria”. Agjencia Europiane për Barnat e miratoi ndryshimin javën e kaluar, ndërsa kompania anglo-suedeze që e prodhon atë, tha se nga vaksina do të ndryshojë vetëm paketimi.
Përdorimi i kësaj vaksine kundër Covid-19 u ndalua disa javë më parë nga disa vende të ndryshme pasi u ngritën dyshimet se mund të shkaktojë trombozë te personat të cilët e marrin atë.
Kanadaja u bë vendi më i fundit që pezulloi përkohësisht përdorimin e vaksinës.
Agjencia Europiane për Barnat ka sugjeruar që imunizimi me vaksinën e kompanisë “AstraZeneca” të kryhet pas konsultimit paraprak me mjekun, “Vaks-zevria” mbetet efikase kundër Covid-19 për personat mbi 18 vjeç.