Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas dy vitesh hetime nga KPK, konfirmohet në detyrë prokurorja Elsa Miha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4e8bf7761c5cee435f76853bdcec7a60

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shpalli vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores Miha të enjten më 11 shkurt.

Prokurore prej 17 vitesh, Elsa Miha u paraqit e vetme në seancën dëgjimore përballë trupës së drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitaj. E pranishme në seancë ishte edhe vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova.

Prokurorja Elsa Miha e Prokurorisë së Tiranës e nisi me disavantazh procesin e vetingut, pasi Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i konsideronte disa prej deklarimeve të saj si të pasakta dhe të rreme. Por hetimi 2-vjeçar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i rrëzoi si të pabazuara konstatimet e ILDKPKI-së, ndërsa në seancën dëgjimore të zhvilluar mëngjesin e së martës, Mihës iu kërkuan shpjegime shtesë për një huamarrje prej 18,500 eurosh si dhe balancat negative të dy viteve në vlerën totale të 658 mijë lekëve, raporton Birn.

Shpjegimet e Mihës duket se bindën trupën gjykuese për konfirmimin e saj në detyrë. Miha disponon një pasuri familjare në vlerën 6.3 milionë lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img