Hapësire reklamuese


Politikë

Pas dy vitesh deputetët demokratë bëhen bashkë në “shtëpi”, përfundon mbledhja në PD

Shkruar nga Newsbomb
Pas dy vitesh deputetët demokratë bëhen bashkë në

Këtë të hënë ashtu si dhe u raportua më herët grupimi i Gazment Bardhit dhe ai i Sali Berishës, u bënë bashkë pas gati dy vitesh në ambientet e selisë blu. Mbledhja e cila filloi rreth dy orë më parë ka përfunduar dhe pritet që në vijim të kemi nga Bardhi apo dhe vetë Berisha më tepër detaje nga kjo mbledhje e cila u zhvillua me dyer të mbyllura.

Sakaq, burime për mediat kanë bërë me dije se në qendër të kësaj tryeze diskutimi ka qënë protesta e 20 shkurtit dhe aksioni opozitar.  Në mbledhje theksi u vu në nevojën që deputetët dueht të zbresin në bazë dhe të përgatiten për protestën, e cila deri më tani paralajmërohet që do të jetë masive.

Në këtë mbledhje të zhvilluar, kanë marrë pjesë, deputetët Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Qani Xhafa, Ludovik Hasani, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Ramadan Lika, Helidon Bushati, Petrit Doda, ndërsa nga grupi i Rithemelimit, Flamur Noka, Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Ina Zhipa, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli.

Ndërkohë, ish kryeministri Sali Berisha, në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht, pasi që prej 30 dhjetorit ndodhet në “arrest shtëpie”, ka ndjekur online këtë mbledhje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Më herët, në prag të nisjes së kësaj mbledhje, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se pas shumë kohësh i gjithë grupi i PD është në shtëpinë e vet, teksa theksoi se lufta do të jetë me Edi Ramën dhe regjimin.

LEXO EDHE: Gazment Bardhi flet nga selia e Rithemelimit: U rikthyem në shtëpi!

 “Lufta jonë e vërtetë është lufta pa kompromis dhe pa u lodhur për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Një model qeverisës i zhytur në korrupsion dhe krim. Në duhet ti japim vendit një qeveri dinjitoze, në shërbim të qytetarëve” tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese