Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas dy orësh në kryeministri, Manastirliu bën ‘pakt’ me mjekët: Javën tjetër nisin tryezat e diskutimeve për të adresuar kërkesat

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja

Ka përfunduar pas dy orësh takimi i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me 4 mjekët të cilët i parashtruan një listë me kërkesa, për kushtet dhe sigurinë e bluzave të bardha që janë në vijën e parë të Covid.

Sipas deklaratës së Manastirliut dhe mjekut Gent Stroni nga java tjetër do të nisin tryezat e diskutimeve me mjekët për të shqyrtuar kërkesat.

“Kemi dikskutuar shumë për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë. Kemi rrugë të gjatë përpara për të adresuar të gjitha kërkesat e sindikatës. Kemi vendosur që takimet në tryezat e punës të fillojnë prej javës që vjen. Ura e komunikimit me mjekët është e konsoliduar prej vitesh.

 Ne jemi të bindur që jemi duke punuar. Do ti dëgjojmë do marrim vendim dhe ata do vendosin për pikat që kërkojë. Në diskutimin tonë janë çështjet që do diskutohen edhe me ekipe të vogla.

Platforma e bashkëpunimit që ne e kemi kurrikul. Mos harrojmë se një vit  sa më parë në sajë të punës. Qeveria ka vullnet për të përmbushur kërkesat e mjekëve. Ne jemi së bashku jemi në të njëjtën anë dhe do vijojmë të punojmë për të mirën e qytetarëve.

Ne jemi këtu dhe po adresojmë kërkesat e mjekëve. Fakti se do të jemi të gjithë së bashku në çdo moment tregon vullnetin për të bërë më të mirën për shoqërinë, shëndetin dhe popullatën. Jemi këtu për kosolidimin e kësaj platforme dhe kemi një rrugë të gjatë për të bërë”, tha Manastirliu.

Edhe mjeku Stroni shtoi se kanë hedhur bazat e para të bashkëpunimit të cilat do të vijojnë në vazhdim në tryezat e diskutimit.

"Hodhëm bazat e para të një bashkëpunimi. Duke vijuar nga java në vijim do kemi grupet tona të punës që janë grupe nga sindikata dhe pjesa qeveritare.Do jetë pjesë e një diskutimi tjetër, për të shqyrtuar detaje për secilën nga kërkesat… Të mërkurën tjetër fillojmë grupin e punës", shtoi ai.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.