Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Pas dy javësh në grevë urie, Navalny në gjendje kritike për jetën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjendja shëndetësore e Alexei Navalny është drejt përkeqësimit. Pas më shumë se dy javësh në grevë urie kritiku i Kremlinit rrezikon që të humbasë veshkat dhe shikimi I tij sa po vjen dhe po përkeqësohet.

Sipas mediave të huaja, mjekët thanë se rezultatet e fundit të testit të gjakut tregojnë se ai mund të pësojë arrest kardiak ose dështim të veshkave në çdo moment.

Mjekët kanë bërë të ditur se nëse atij nuk di t’i jepet mjekimi i duhur do të vdesë brenda ditëve të ardhshme.

Kundërshtari i presidentit rus 18 ditë më parë u fut në grevë urie si shenjë proteste ndaj asaj që ai tha se iu ishte refuzuar trajtimi i dhimbjes akute të shpinës dhe këmbës nga autoritetet e burgut.

Kujtojmë se në muajin gusht të vitit të kaluar Alexei Navalny pothuajse humbi jetën pasi u helmua me agjentin nervor dhe për helmimin e tij Navalny bën fajtor presidentin rus Vladimir Putin.

Mirëpo, të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img