Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas dorëheqjes, Taulant Muka ‘hap thesin’: Vettingu të fillojë me vërtetimin e diplomave të politikanëve (Zbulon bisedën me drejtorin)

Shkruar nga Newsbomb

Taulant Muka ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme nga posti i zv.ministrit të Arsimit, dhe dalje pas dalje ka nisur të hedhë më shumë dritë rreth largimit të tij.

Kështu, në Intv, në emisionin e mëngjesit me Flavion, Muka ka zbuluar se ministria ku ai punoi për disa javë, mban peng të vërteta. Ish zv.ministri ka zbuluar edhe një bisedë me një drejtor jurist.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë mban peng të vërtetat e shoqërisë sonë. Vetingu në politikë le të fillojë me vërtetimin e diplomave të politikanëve të të gjitha ngjyrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë. Të bësh reformën në arsimin e lartë dhe shkencë do të thotë të tregosh vlerat dhe rrëzosh antivlerat”, u shpreh Muka.

“Unë kisha vajtur aty për të bërë reformë të madhe në universitete e shkencë. Aty s’ka pavarësi mendimi. Unë pyesja drejtorin juridik cfarë të bëj me këtë rast ai thoshte sekretari ka thënë në këtë mënyrë. Ore ti cfarë thua se ti je jurist? Në atë sistem unë nuk mund të funksionoja. Unë s’kisha shkuar për t’i bërë fresk karriges. Pse i fshehin ata Cv-të? Se i kanë ndërtuar mbi bazën e mashtrimit akademik.

Rama më tha do kesh komunikim të drejtpërdrejtë me mua. E pranova sepse mendova se do kisha një funksion për ti dhënë zgjidhje situatës në arsimin e lartë. Unë nuk isha për kostumin dhe karrigen, isha për reformën në arsimin e lartë”, tha Muka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese