Hapësire reklamuese

Politikë

Pas dorëheqjes së Bashës, Flamur Noka ZBULON lëvizjen e radhës së Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Pas dorëheqjes së Bashës, Flamur Noka ZBULON lëvizjen e

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, Grupi Parlamentar I PD kërkuan dhe largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas deputetit demokrat, Flamur Nokës, askush nuk mund të vendosë kushte të tilla për Sali Berishën, aq më tepër sipas tij nga persona që kanë vetëm statusin e deputetit, pasi ata janë shkarkuar me votë nga anëtarësia në 11 Dhjetor.

Më tej Noka tha se ish-kryeministri jo vetëm që nuk do të tërhiqet, por do të zhvillojë një tjetër tur për bashkimin e demokratëve në të gjithë Shqipërinë.

 “Shumë shpejt do të shihni një tur të Sali Berishës dhe Komisionit për bashkimin e PD-së. Edhe deputetë të cilët kanë qenë neutralë apo mbështetës së Bashës tashmë kanë kërkuar që PD të bashkohet” , u shpreh Noka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu