Modelja shqiptare Erjona Sulejmani së fundmi ka qenë në qendër të mediave rozë në Itali, pasi po përflitet se ka nisur një romancë të re me protagonistin e “Uomini e Donne”, Alessandro Basciano.
Sipas medieve italiane çifti dha lajmin e fejesës në pranverë, shoqëruar me fotot e nxehta të tyre, ndërkohë që ndodhen me pushime në Pulia.
Pas këtij lajmi Erjona Sulejmani dhe Alessandro Basciano postuan foto së bashku në Instagram, duke u deklaruar se janë fejuar.
Modelja Sulejmani ka qenë e martuar me futbollistin Blerim Xhemaili, me të cilin ka dhe një djalë.
Ajo u bë e njohur në publik gjatë periudhës së “divorcit problematik” me futbollistin Xhemaili, me të cilin ka një djalë.
Më herët ajo ka deklaruar se do publikonte dhe një libër për të rrëfyer gjithçka të vërtetë që fshihet pas imazhit perfekt të futbollistëve dhe pse të jesh grua futbollisti është një ferr, sipas modeles.