Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
24 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas ditëve të acarta, del parashikimi i motit për javën e ardhshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c2006b828609dae2ed8717330ab090b8

Vendi ynë u përfshi këtë fundjavë nga reshjet e dendura të dëborës ndërsa për javën që presim përpara parashikohet të dominoj moti i kthjellët por me temperatura të acarta.

Sipas Meteroalb, nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare. Dita e Enjte parashikohet të ketë edhe alternime vranësirash ndërsa java mbyllet me ditën e Premte me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.

“Era nesër do të fryjë relativisht intensive me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Me kalimin e ditëve itensiteti i erës bie por ajo do të vijoj të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s.

Për tu theksuar është se për shkak të temperaturave acarta pritet që ngricat dhe akullëzimi të jenë tepër të forta në pjesën më të madhe të territorit dhe kryesisht përgjatë orëve të natës dhe orët e para të mëngjesit”,- thuhet në njoftim.

parashikimi.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img