Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pas disa orëve seancë pa avokatët dhe të pandehurit, shtyhet për në dhjetor vendimi i GJKKO për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij

Shkruar nga Newsbomb
Pas disa orëve seancë pa avokatët dhe të pandehurit, shtyhet

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë vendimin për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Seanca e zhvilluar ditën e sotme pa praninë e avokatëve apo të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Zela dhe Endrit Qyqa zgjati disa orë, por në fund u vendos që shpallja e vendimit të bëhet në 3 dhjetor në orën 13:00.

Njoftimi i GJKKO:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018, mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet e të pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh.

Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00.

Gjykata e Posaçme e Apelit paralajmeroi para disa ditesh të pandehurit Emiljano Shullazi dhe Glimando Dani, se nëse në seancën e ardhshme avokatët mbrojtës nuk paraqiten për vazhdimin e procesit, do të marr vendim që gjykimi të vazhdoj pa mbrojtje.

Apeli prej të paktën dy vitesh nuk ka arritur të nis gjykimin e 5 të pandehurve të dënuar në shkallë të parë me 54 vite burg në total për akuzat e gjobëvënies dhe grupit kriminal, kjo për shkak të mungesës së avokatëve, por edhe përjashtimit të një numri të lart gjyqtarësh për shkaqe të konfliktit të interesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed