Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Pas dështimit të Rusisë, India zbarkon anijen e saj kozmike në Hënë

Shkruar nga Newsbomb
Pas dështimit të Rusisë, India zbarkon anijen e saj kozmike

Pas përpjekjeve të dështuara të Rusisë, India ka zbarkuar anijen e saj kozmike pranë polit jugor të Hënës.

Kështu India është bërë vendi i parë që zbarkoi me sukses një anije kozmike, duke shënuar një moment historik për ta. Misioni u nis gati gjashtë javë më parë përpara mijëra spektatorëve, duke marrë shumë më shumë kohë për të arritur në Hënë sesa ato të misioneve Apollo në vitet 1960 dhe 1970, të cilat mbërritën brenda pak ditësh.

India po përdor raketa shumë më pak të fuqishme sesa SHBA-ja, që do të thotë se sonda u rrotullua disa herë në Tokë për të fituar shpejtësi.

Pak ditë më parë Rusia dështoi në misioni i saj për të zbritur në polin jugor të Hënës, pasi anija e  saj kozmike Luna-25 doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua në Hënë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, një rover me gjashtë rrota do të endej në sipërfaqen hënore duke mbledhur imazhe dhe të dhëna.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese