Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
21 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Pas dëshmisë, SPAK kërkon testin e kokainës për Lefter Allën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1a3413925acd69b52dda1c5194e9c1d7

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut të Bulqizës ti nënshtrohet testit të drogës, pas videoskandalit të dalë ku shihej Lefter Alla duke pirë kokainë.

Pas dëshmisë së dhënë dje sot është kërkuar nga SPAK që Alla të dorëzojë kampion gjaku dhe urine.

Gjithashtu video e skandalit është  dërguar për ekspertim grafik në polici.

Vetë Lefter Alla është shprehur se ky ishte një videomontazh për ta sulmuar atë politikisht, dhe se ai nuk ka lidhje me përdorimin e drogës.

Kryebashkiaku i Bulqizës ka paditur ish deputetin e PD Ervin Salianji.

Kjo çështje është marrë në dorëzim nga SPAK, e cila pasi të shqyrtojë faktet e paraqitura do të marri një vendim.

Por kujtojmë se testi i urinës dhe gjakut e kapin kokainën në trup vetëm nëse është konsumuar 2-3 ditët e fundit, ndërsa testi i fijes së flokut, të cilin SPAK nuk e ka kërkuar, mund të gjejë gjurmë kokaine deri në 1 vit pas përdorimit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img