Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Pas deklaratës së Ramës, reagojnë naftëtarët: Foli për të larë gojën, pse nuk flet për faktin se nafta në Shqipëri është e importuar, ndërsa e jona tregtohet jashtë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama në një konferencë për median teksa foli për ekonominë ka folur edhe për grevën e naftëtarëve.

Ai u shpreh se kjo ishte një marrveshje mes punëtorëve dhe kompanisë private, teksa tha se po punon për të vënë në punë Rafinerinë e naftës në Ballsh

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar me anë të një postimi në ‘facebook’ ku shprehen se pas kaq kohësh Rama foli për naftëtarët, por sipas tyre foli sa për të ‘larë gojën’.

Sindikata vë në dukje faktin se Rama e konsideron problemin e naftëtarëve si një problem të brendshëm të kompanisë, por nuk prononcohet kurrë për privatizimin e saj.

Ndër të tjera në postimin e tyre thuhet se pse Rama nuk flet për faktin se e gjithë nafta që qarkullon në tregun shqiptar është naftë e importuar, ndërsa e gjithë nafta që nxirret në vend tregtohet jashtë, në vend se të përpunohej në rafineri e të dilte me kosto më të ulët.

Postimi i plotë:

Për herë të parë sot – pas protestave të vazhdueshme në ndërmarrjen e rafinerisë së Ballshit, pas protestave në bashkinë e Fierit, pas protestës së naftëtarëve në Tiranë që u shtyp me dhunë nga policia, dhe pas një greve urie 9-ditore që po rrezikon jetët tona – Edi Rama denjoi të flasë për naftëtarët.

Edhe këtë herë që denjoi të flasë, e bëri vetëm për të larë gojën duke thënë se kjo është marrëdhënie mes punëtorëve dhe kompanisë private dhe se fajin për kushtet ku ndodhen punëtorët e ka qeveria e shkuar që ndërmori privatizimin e rafinerisë.E megjithëse privatizimi i rafinerisë ishte me të vërtetë shkatërrimtar – ashtu siç ka rezultuar çdo privatizim i aseteve publike deri më sot – Edi Rama nuk flet për përgjegjësinë që ka si drejtues i shtetit shqiptar.

Nuk flet për faktin se sektori i nxjerrjes dhe përpunimit të naftës është cilësuar si sektor strategjik i rëndësisë së veçantë kombëtare, e prandaj përgjegjësia nuk mund t’i lihet vetëm atij që e ka privatizuar.

Nuk flet për faktin se naftëtarët kanë 24 paga pa marrë, se për këtë ka dalë një vendim gjykate i formës së prerë i cili e ka vënë rafinerinë nën sekuestro dhe se qeveria e Edi Ramës pengon zbatimin e vendimit të gjykatës.

Nuk flet për faktin se e gjithë nafta që qarkullon në tregun shqiptar është naftë e importuar, ndërsa e gjithë nafta që nxirret në vend tregtohet jashtë, në vend se të përpunohej në rafineri e të dilte me kosto më të ulët.

Nuk flet as për interesat që ka oligarku Shefqet Kastrati në bllokimin e punës në rafineri për të shitur në treg naftën që importon nga jashtë.Për këto gjëra Edi Rama nuk dëgjon, nuk sheh dhe nuk flet.

Për këto gjëra Edi Rama hesht me një heshtje vrastare për naftëtarët, familjet e tyre, banorët e Ballshit dhe të gjithë Shqipërisë. Naftëtarët janë të vendosur të mos dorëzohen derisa të vihet e drejta në vend.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img