Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Pas deklaratës së kryeministrit, reagon Luan Rama: Kryetari gjunjë këputur i Rilindjes ka një problem shumë të madh!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas deklaratave kryeministrit Edi Rama nga Vora, ka reaguar Luan Rama i LSI-së i cili u ka bërë thirrje 3 mijë familjeve që të paraqiten nesër në Hipotekën e Tiranës dhe të marrin aktet e pronësisë.

Ka një problem shumë të madh kryetari i Rilindjes,  që është problemi i raporteve me rilindjen, sepse raportet me PS-në i ka mbyllur përfundimisht”, kështu u shpreh ndër të tjera Luan Rama duke shtuar se 25 qershori do jetë ditë historike.

“Në mënyrë shumë spekulative dhe në rolin  e mashtruesit kryetari i rilindjes u shfaq në Vorë si personazhi i Konicës, tek “4 përrallat”.

Ku qëndron mashtrimi i kryetarit të Rilindjes?!

Me shumë hipokrizi dhe në raport me të vërtetën, Rama tha sot në Vorë se në gjithë bashkinë e Vorës janë 3 mijë familje që nuk kanë marrë hipotekat duke thënë se është çështje e tepsisë.

Më lini të bëj të ditur, që dhe kryetari i rilindjes e di shumë mirë por që e fsheh, faktin që hipotekën në qarkun e Tiranës, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe në 80 përqind të qaqeve e kanë njerëzit e rilindjes së emëruar prej tij.

Përballë asaj që tha ai në Vorë, ftoj të 3 mijë familjet që të paraqiten nesër pranë hipotekës së Tiranës për të marrrë aktet e pronësisë. Dhe përgjegjës është drejtori regjistrues i hipotekës në Tiranë, të bëjë gati 3 mijë aktet e pronësisë për të dëshumuar se ata e bëjnë sot.

Ai tha edhe një gjë tjetër, një të vërtetë që ne e dinin por nuk donim ta besonim. Tha që e paska ndihmuar Fiqon që të bëhet kryetar bashkie dhe në kompesim i kërkon Fiqos t’i rikthejë votat e PS-së për rilindjen.  Kjo vetëm sa e zgjeron hartën e kryetarit të Roskovecit.

Ai ka marrë pjesë dhe në zgjedhjet e Vorës, por ai ka ardhur sa për fasadë, por edhe në Vorë paska bërë të njëjtin fasadë si në bashkitë e tjera.

Kryetari gjunjë këputur i Rilindjes tha se LSI në bashkëqeverisje me PS ka ndihmur vetëm me votat për reformat dhe s’ka bërë asgjë tjetër. Më lejoni të kujtoj vetëm njërën prej tyre më të rëndësishme qe është reforma në drejtësi. Ne nuk e lamë që të bënte reformën në drejtësi siç e donte ai, ne nuk e lejuam këtë dhe të gjithë shqiptarët e dinë që ka qenë këmbëngulja e LSI që reforma në drejtësi u miratua.

Ka një problem shumë të madh kryetari i Rilindjes,  që është problemi i raporteve me rilindjen, sepse raportet me PS-në i ka mbyllur përfundimisht”.

Deklarata skandaloze e kryetarit të Rilindjes që punonjësit e policisë, pasi të heqin uniformën e policisë  të shkonë të marrin vota për PS-në.

 Ka ndodhur një herë kur policia, ushtria, SHIK-u janë përdorur për të marrë vota  në ‘96-n. Dhe të gjithë e dinë fatin që pësojnë ata që ndërtojnë marrëdhënien me pushtetin mbi pushtetin e votës së vjedhur apo të marrë. 25 qershori është ditë historike për t’u treguar vendin të gjothë atyre që përdorin instrumentat e shtetit për të trafikuar votën’,u shpreh Luan Rama.

             

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img