Hapësire reklamuese

Rajoni

Pas deklaratës së Erdogan, reagon Vuçiç: Kosova nuk është çështje turke, ai është i fuqishëm, por…(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Pas deklaratës së Erdogan, reagon Vuçiç: Kosova nuk

Presidenti Tayip Erdogan tha se do të punojë për njohjen e Kosovës, ndërsa në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ai është shprehur se deri në 1 shtator sipas marrëveshjes së Washington, palët nuk mund të lobojnë për njohjen apo mosnjohjen, teksa u shpreh se do të zhvillojë vetë një takim me Erdoganin.

“Erdogan është një politikan i madh, realisht dhe Turqia është një fuqi e madhe… Unë do të përpiqem të flas me të. Deri në 1 shtator, sipas marrëveshjes së Ëashingtonit, të dy palët kanë një detyrim të mos lobojnë për njohje ose çnjohje”, deklaroi në TVpink, Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyeshëm dhe se Serbia për të është më pak e rëndësishme.

“Serbia po mbron gjërat e veta. Kjo nuk është turke, ajo i përket Serbisë. E vetmja gjë që na mbetet është të luftojmë për vendin dhe popullin tonë. Ai është shumë i fuqishëm, dhe ne nuk jemi, por besoj se ai do ta zbusë pak pozicionin e tij” tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu