Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas deklaratave të Macron, Bashkimi Europian vendos të mos rinovojë kontratën me AstraZenecan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkimi Europian ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me AstraZenecën. Sipas vendimit të marrë pas qershorit AstraZeneca nuk do të furnizojë vendet e Bashkimit Europian me vaksinën e saj të koronavirusit.

Siaps mediave të huaja ky vendim ka ardhur pas deklaratës së dhënë nga presidenti francez Emmanuel Macron i cili bëri të ditur se Franca do të përqëndrohet në vaksinat e prodhuara nga kompani të tjera farmaceutike.

Një ditë më parë, Komisioni Evropian dha mbështetjen e tij pas vaksinës së Pfizer-BioNTech duke nënshkruar një zgjatje të kontratës për 1.8 miliard doza të mundshme deri në vitin 2023.

Thierry Bretón, Komisioneri Europian i Tregut të Brendshëm, tha se dështimi i AstraZeneca për të dhënë numri ne vaksinave të rëna dakort në kontratën e saj ishte arsyeja pse BE kishte një fillim më të ngadaltë të vaksinimit të saj në muajt e parë të vitit.

“Ne nuk e kemi rinovuar porosinë për pas qershorit. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Bretón për mediat franceze.

BE thotë se AstraZeneca dorëzoi 29.8 milionë doza në BE në tremujorin e parë të vitit, me 70 milionë të tjera që pritet të arrijnë në tremujorin e dytë.

Dhe kjo shifër vlerësohet si shumë e vogël kur krahasohet me 400 milionët e rënë dakord për gjashtë muajt e parë të vitit 2021.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img