Hapësire reklamuese

Politikë

Pas deklaratave të forta, Donald Lu shkon me urgjencë sërish në zyrën e Ramës

Shkruar nga Newsbomb

Takohen sërish ambasadori Donald Lu dhe kryeministri Edi Rama. Pas deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri në konferencën me gazetarët, ku shpalosi edhe propozimin që i bëri dje liderit të opozitës Lulzim Basha, ambasadori amerikan Donald Lu shkon në zyrën e kryeministrit.

Ky është takimi i dytë i Donald Lu me Edi Ramën brenda pak orësh. Ambasadori dhe Rama u takuan paraditen e sotme për të diskutuar atë çfarë ndodhi dje në tryezën e dialogut thirrur nga Presidenti. Rama tha në konferencën e para pak minutave se zgjedhjet do mbahen më 18 qershor dhe se nuk ka zgjidhje tjetër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.