
Liam Mandiaro është futur për herë të dytë në këtë sezon në shtëpinë e Big Brother Vip. Publiku vendosi me anë të një televotimi që Liamit t’i jepej mundësia që të rifutej në BBV3.
Banorët e kanë pritur ngrohtë rikthimin e Liamit, ku nuk kanë munguar batutat dhe përqafimet mes tyre. Kujtojmë që Liam Mandiaro u fut në Big Brother VIP për të qëndruar vetëm 12 orë. Pasi banori u arrestua brenda BBV, si i akuzuar për “mashtrim”.
Osmani u ndalua pasi Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.