Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Pas daljes nga BBV, Kiara ka dy fjalë të ëmbla për Luizin: Do t’i qëndroj besnike ndjenjës time deri në fund!

Shkruar nga Newsbomb
Pas daljes nga BBV, Kiara ka dy fjalë të ëmbla për Luizin:
Kiara Tito la shtëpinë e “Big Brother Vip”,  mbrëmjen e djeshme . Pas daljes nga shtëpia moderatorja ka bërë psotimin e parë në rrjetet sociale. Ajo ka postuar një foto me Luizin nga dasma brenda BBV, ndërsa thotë se do t’i qëndrojë besnike ndjenjës së saj për të. Teksa ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, Kiara tha se ajo ka qenë e para që e ndjeu pozitivitetin, mirësinë dhe dashurinë e Luizit, edhe atëherë kur i kishte kundër të gjithë. “Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni”, shkruan Kiara.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese