Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Pas Cakajt, edhe Shahini reagon për “Nobelin” ndaj adhuruesit të Millosheviçit: Jam tmerruar

spot_img

Lajme të ngjashëm

332a3e7a48c30d810599eca33a44b93f

Pas ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar për dhënien e çmimit ‘’Nobel për Letërsi’’ shkrimtarit austriak Peter Handke.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Shahini shprehet e indinjuar nga ky vendim.

Ministrja deklaron se si mbështetëse e paqes në botë, është tmerruar nga kjo fitore.

‘Refuzuesit të genocidit, përkrahësit të Slobodan Millosheviçit, Peter Handke, iu dha një çmim Nobel për letërsinë. Si viktimë e agresionit të Millosheviçit në Ballkan dhe si mbështetëse e paqes në botë, jam tmerruar nga ky vendim’, shkruan Shahini.

Kujtojmë që Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç. Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani.

Më shumë

spot_img