Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas botimit të librit, Basha flet për pasionin për letërsinë: Që i vogël i thoja vetes se do bëhesha shkrimtar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë në “Kjo Javë” ka folur për botimin e librit të tij të parë, i titulluar “Misioni im”.

Ai tha se që i vogël ka patur një passion të madh për letërsinë, ndërsa tregon se kur ishte i vogël i thoshte vetes se një ditë do të bëhej shkrimtar.

Pyetja: Zoti Basha një libër që vjen surprizë, sepse jo të gjithë ishin në dijeni se në prag të zgjedhjeve të 25 prillit do të vinte ky libër nga ju. “Misioni im” një mision që për politikën, nga ana politike që nisi në vitin 2004, por që besoj më herët për ju. Si lindi ideja për ta shkruar këtë libër?

Lulzim Basha: Unë kam qenë gjithmonë i apasionuar pas letërsisë dhe me thënë të drejtën, në moshë farë të re, duke u frymëzuar edhe nga prania e shkrimtarëve në rrethin e ngushtë familjarë, për një kohë i thoja vetës në atë kohë kur je fëmijë faktikisht, që do bëhem shkrimtarë. Sepse më pëlqente të lexoja, më pëlqente shumë letërsia. Por me thënë të vërtetën, realiteti i jetës politikë është i tillë, ritmi i ditës, i javës, i muajit i vitit është i tillë saqë të mendosh të hedhësh mendimet në një libër më ka shkuar disa herë, më ka përshkruar disa herë mendjen, por nuk kam patur kohën, nuk kam gjetur kohën dhe qetësinë e nevojshme për të reflektuar, për të patur atë reflektim të brendshëm. Kështu që në një farë mënyre ishte një e keqe që na ndodhi të gjithëve që më dha mundësinë t’i kthehesha kësaj ideje me shpresën dhe me synimin për të hedhur mbi letër një dimension që në komunikimi i përditshëm politik ta mohon. Vet zhurma e politikës në veçanti, antagonizmi, konflikti i vazhdueshëm politik, rrjedha e pandalshme e ngjarjeve ta pamundëson një përmasë reflektimi të thellë që libri faktikisht e bënë të mundur dhe duke përfituar siç e thashë nga një periudhë për fat të keq jo e mirë për ne, siç ishte periudha e pandemisë. Por që në një farë kohe, në veçanti në muajt e parë të karantinës la hapësirë për një reflektim më të thellë se e përditshmja, e përjavshmja apo e përmuajshmja, vendosa të nis këtë projekt që për fat të mirë ka përfunduar dhe sot është në duart e botuesit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img