Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas bllokimit në kufi, pala greke lejon kalimin e qytetarëve shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb

Në doganën e Kakavijes ka nisur kalimi i qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë.

Kalimi në kufi ishte ndalur për rreth 2 orë pas defektit në sistemin kompjuterik të doganierëve grekë.

Ndërkohë, kalimi ishte bllokuar edhe në doganën e Kapshticës, por nuk ka ende informacione nëse është rregulluar defekti kompjuterik.

Radha në dy doganat ishte bërë kilometrike, kurse qytetarët shqiptarë shprehën revoltat për vonesat që po u bëheshin. /newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu