Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
10 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Pas ATSH, TVSh, ERTV, kryeministria.al, qeveria krijon agjencinë e lajmeve MIA, varet nga Kryeministri, paguhet nga buxheti i shtetit (PROPAGANDA)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria e re e Shqipërisë ka publikuar vendimet e para që janë marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ndër to bie në sy krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim.

Sipas njoftimit Agjencia për Media dhe Informim (MIA) me seli në Tiranë është në varësi të kryeministrit dhe që do të financohet nga buxheti i shtetit.

Duket se pas ATSH, TVSh, kryeministria.al qeveria ka vendosur që të krijojë dhe një tjetër agjenci, siç duhet një tjetër “mjet” për propagandë, për të reklamuar kështu aktivitetet, projeketet apo eventet që organizon qeveria e tyre.

Njoftimi:

KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUKSIONIMIN E AGJENCISË PËR MEDIA DHE INFORMIM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe fuksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim (më poshtë “Agjencia”) e njohur për publikun edhe si “Media and Information Agency – MIA”, si person juridik publik, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë.

2. Agjencia financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe burime të tjera të ligjshme.

3. Agjencia ka si mision të sigurojë transparencën në lidhje me politikat, aktivitetet, projektet, eventet, si dhe qëllimin, objektivat, risitë apo problematikat që zgjidhen nëpërmjet akteve të Këshillit të Ministrave dhe të akteve të tjera të ministrave dhe çdo institucioni të administratës shtetërore.

Vendime Të Miratuara Në Mbl… by Newsbomb Albania

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img