Hapësire reklamuese

Bota

Pas AstraZenecës, një tjetër vaksinë ka shkaktuar mpiksje gjaku

Shkruar nga Newsbomb
Pas AstraZenecës, një tjetër vaksinë ka shkaktuar mpiksje

Pas vaksinës AstraZeneca edhe vaksina Johnson&Johnson ka shkaktuar mpiksje gjaku te personat të cilët e kanë marrë dozën e kësaj vaksine.

Rregullatori i barnave të Bashkimit Europian ka filluar të rishikojë dhe njëherë sigurinë e kësaj vaksinë për të vlerësuar më pas rastet e mpiksjes së gjakut te personat  që u vaksinuan me Johnson&Johnson.

Ka qenë vetë Agjencia Europiane e Barnave ajo e cila bëri të ditur katër rastet e personave të cilët kishin pësuar trompozë.

Agjencia shtoi se po i hetonte këto raste dhe më pas do të vendoste nëse veprimi rregullator mund të jetë i nevojshëm, i cili zakonisht konsiston në një azhurnim të informacionit të produktit.

Një nga rastet ndodhi gjatë studimit klinik dhe tre rastet e tjera ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sondazh

Poll