Pas ankesës së bizneseve TËRHIQET Ministria e Financave, BLLOKIMI i llogarive të pronarëve që nuk kanë paguar detyrimet VETËM me vendim gjyqësor

Publikuar tek: politike, më 15:48 26-11-2020 Pas ankesës së bizneseve TËRHIQET Ministria e Financave, BLLOKIMI i llogarive të pronarëve që nuk kanë paguar detyrimet VETËM me vendim gjyqësor

Ministria e Financës dhe e Ekonomisë ka shfuqizuar vendimin për bllokimin e llogarive dhe aktiviteteve të tjera të biznesit që nuk paguan detyrimet ndaj bankave.

Nisma për kryerjen e ndërhyrjes legjislative erdhi si rezultat i kërkesave të shoqatave të biznesit dhe pas një diskutimi të gjatë në Këshillin e Investimeve, i cili përfaqëson dhe përcjell shqetësimet e komunitetit të biznesit.

Masat shtrënguese preventivuese nëpërmjet bllokimit të llogarive të bizneseve, fillon vetëm pasi të jenë ezauruar të gjitha masat shtrënguese mbi personin juridik të parashikuara ligjërisht.

Procedurat e mbledhjes së detyrimit nga ortaku/aksioneri/administratori, kur borxhi tatimor nuk është paguar nga shoqëria, që ata zotërojnë dhe administrojnë, është parashikuar qartësisht në nenin 99 të Ligjit dhe në nënpikat  99.1; 99.2; 99.3 dhe 99.4 të udhëzimit nr. 24, dhe këto akte ligjore dhe nënligjore nuk kanë ndryshuar, pra janë në fuqi dhe të zbatueshme. SHIKO KËTU për njoftimin e plotë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet LISTA: COVID prek PARLAMENTIN, kush janë 25 DEPUTETËT e INFEKTUAR që “ia hodhën pa u lagur”
Rama publikon pamjet nga Abu Dhabi, takohet me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013163089752197
array(1) { ["section"]=> string(150) "pas-ankeses-se-bizneseve-terhiqet-ministria-e-financave-bllokimi-i-llogarive-te-pronareve-qe-nuk-kane-paguar-detyrimet-vetem-me-vendim-gjyqesor-229213" }