Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Pas Albana Vokshit, Erion Veliaj fiton gjyqin edhe me Jorida Tabakun, ja sa do t’i paguajë ish-deputetja

spot_img

Lajme të ngjashëm

9bfc8f96600d009250a718c9019a7b59

Pas gjyqit të fituar me Albana Vokshin, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar edhe gjyqin me ish-deputeten tjetër të PD, Jorida Tabakun.

Gjykata ka vendosur se deklaratat e saj për Unazën e Re kanë qenë jo të vërteta, ndaj është gjobitur me 500 mijë lekë të reja, të cilat do të shkojnë për “Fondin e Edukimit”.

Gjithashtu me vendimin e Gjykatës, Tabaku do të duhet të përgënjeshtrojë deklaratën e saj.

Kujtojmë se Veliaj ka fituar gjyqin edhe me Albana Vokshin, të cilën e kishte akuzuar për shpifje.

Trupa gjykuese vendosi se Vokshi duhet të paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili e kishte paditur lidhur me disa akuza të ngritura nga selia blu.

Më shumë

spot_img