Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pas akuzës së fortë të Agron Shehajt, reagon Salianji: Keqardhje për të pavërtetat, PD s’ka pasur dhe nuk do të ketë ketë asnjeherë vend për asnjë anti-amerikan

Shkruar nga Newsbomb
Pas akuzës së fortë të Agron Shehajt, reagon Salianji:

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas akuzës së fortë të kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili në një intervistë tha se pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, persona me qasje anti-amerikane janë kontraktuar nga PD për ta sulmuar atë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji akuzat e Shehajt i ka quajtur të rëndomta, duke thënë se në PD nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjeherë vend për asnjë anti-amerikan.

“Keqardhje për akuzat e rëndomta e mbi të gjitha të pavërteta të  kandidatit Agron Shehaj.

Një gjë është e sigurt, që në Partinë Demokratike, nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do të ketë asnjeherë vend për asnjë antiamerikan.

Në vendin më proamerikan në botë dhe në partinë më proamerikane, të kërkosh për antiamerikanë dhe të aludosh se ata janë pjesë e partisë ku bën pjesë  është ofendim i ulët dhe një dëm që tentojnë ti bëjnë PD.

Një gjë të tillë deri më sot me shipfjen që e karakterizon ka guxuar ta thotë vetëm Edi Rama,” shkruan Salianji në postimin e tij.

LEXO EDHE: Akuza e fortë e Agron Shehaj: Pas takimit tim me Yuri Kim, persona me qasje anti-amerikane janë kontraktuar nga PD për të më sulmuar

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll