Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Pas aksionit në bregdetin e Vlorës, IKMT falenderon Policinë e Shtetit dhe paralajmëron: Do të prishim mbi 60 objekte pa leje

spot_img

Lajme të ngjashëm

5c850b47f9f6f8ee698af5807b1a4f9c

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka falenderuar Policinë e Shtetit  që ka qenë në krah të tyre gjatë aksionit në bregdetin e Vlorës.

Sipas IKMT, Policia jo vetëm është sjellë korrektësisht dhe profesionalisht në çdo minutë që situata mund të përndizej, por edhe ka mbajtur një qëndrim mëse komunitar, duke mirëkuptuar acarimin e qytetarëve, por duke zbatuar plotësisht ligjin

IKMT gjithashtu shton se në punën e tyre përgjatë këtij aksioni, inspektorët  janë ndeshur gati çdo ditë me kërcënime, sharje, fyerje dhe skena që ndjellin dhunë nga poseduesit e këtyre objekteve pa leje, të mbështetur nga të afërm apo të njohur të tyre.

Njëkohësisht IKMT ka në planin e saj prishjen e mbi 60 objekteve pa leje, por deri tani janë prishur rreth 15.

Njoftimi i plotë:

IKMT, falënderim për Policinë e Shtetit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është në aksion në bregdetin e Vlorës prej mëse tri javësh, në funksion të projektit të vazhdimit të shëtitores buzë detit. IKMT ka në planin e saj prishjen e mbi 60 objekteve pa leje. Deri tani janë prishur rreth 15. Në punën e tyre përgjatë këtij aksioni, inspektorët e IKMT janë ndeshur gati çdo ditë me kërcënime, sharje, fyerje dhe skena që ndjellin dhunë nga poseduesit e këtyre objekteve pa leje, të mbështetur nga të afërm apo të njohur të tyre. Nga ana e inspektorëve ka pasur përherë nje sjellje për t’u përshëndetur, pa reaguar asnjëherë. Por këtë herë duam të falënderojmë në mënyrë të veçantë Policinë e Shtetit, e cila jo vetëm është sjellë korrektësisht dhe profesionalisht në çdo minutë që situata mund të përndizej, por edhe ka mbajtur një qëndrim mëse komunitar, duke mirëkuptuar acarimin e qytetarëve, por duke zbatuar plotësisht ligjin. Policia e Shtetit ka qenë në krah të IKMT dhe jo pak herë kanë shmangur veprime dhe situata që nuk dihet si mund të precipitonin. E vërtetë se është e pazakontë të falënderosh një institucion pse kryen detyrën, por ndonjëherë varet dhe si e kryen detyrën. Ndaj jo vetëm falënderim, por edhe mirënjohje për punën e policisë gjatë aksionit tonë në Vlorë.

Më shumë

spot_img