Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Pas aksidentit tragjik në Vlorë, qytetarë dhe Shoqëria Civile thirrje për protestë: Është momenti për të reaguar, mund të isha unë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas aksidentit tragjik ditën e sotme, ku u shua familja Gushi, qytetarë të shumtë dhe Shoqëria Civile kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për mbajtjen e një proteste si shenjë reagimi mbi aksidentet rrugore.

Në këtë thirrje qytetarët njoftojnë se protesta do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 20:00  para ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transportit, ndërsa qytetarët do të shtrihen në tokë, duke u shtirur si “të vdekur”.

Theksojmë se kjo thirrje vjen pak orë pas aksidentit tragjik në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, kryefamiljari Eduart Gushi, bashkëshortja Silvana dhe dy vajzat e çiftit.

Ata kishin pak ditë që kishin ardhur nga Greqia dhe sot ishin nisur për të kaluar fundjavën në Vlorë. Fatkeqësisht, aksidenti tragjik u preu në mes rrugën dhe jetën, dy prindërve dhe dy vajzave të tyre.

Më shumë

spot_img
spot_img