Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas Agron Shehajt, edhe Fatbardh Kadilli takohet me ambasadoren Kim: Shpreha një zë të protestës kundër mënyrës se si po shkojnë gjërat në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, është takuar ditën e sotme me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Kadilli thotë se shprehu në takimin me ambasadoren një zë të protestës kundër mënyrës se si po shkojnë gjërat në Shqipëri, ndërsa shton se ka ndarë me ambasadoren mendimin se PD është aset i pazëvendësueshëm.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të gjatë dhe të frytshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjën Yuri Kim. Biseda u përqëndrua te zhvillimet politike në PD dhe në vend. Jam i lumtur që shpreha në takimin me të dërguarën e vendit më demokratik në botë, dhe aleatit strategjik të Shqipërisë, një zë të protestës kundër mënyrës si shkojnë gjërat në Shqipëri por edhe në partinë time, siç edhe shpalosa Manifestin Politik, jo vetëm për demokratët, por edhe shoqërinë. Me zonjën Kim ndamë mendimin se Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm dhe se, në fillesat e saj është dora e pamohueshme amerikane.

Gjithashtu në takim nënvizuam faktin e pamohueshëm se Uashingtoni dhe Shqipëria, nën udhëheqjen e PD kanë punuar bashkë dhe bërë shumë gjëra të mira. Për gjërat e mira, për të ardhmen, por edhe ruajtjen e traditës dhe mësimeve të saj, ishte biseda sot. Si kandidat për kryetar i PD dhe si demokrat nuk mund të mos i shpreh mirënjohjen Ambasdores Kim dhe vendit të saj te i cili shohim jo vetëm partneritetin dhe miqësinë, por edhe misionin e përbashkët për një botë më të mirë dhe të ardhme më të sigurt. Zoti e bekoftë Shqipërinë! God bless United State of America!”, shprehet Kadilli.

Kujtojmë se pak ditë më parë me ambasadoren Yuri Kim u takua edhe kandidati tjetër për kryetar të PD-së, Agron Shehaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img