Adelina Tahiri ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të. E përkëdhelur nga bashkëshorti I saj, Serjoza Markov, Adelina ka pritur këtë ditë e rrethuar mes luksit dhe dhuratave të shtrenjta.
Në llogarinë e saj nuk kanë munguar as pamjet nga festa, mirëpo ajo çfarë na tërhoqi ne vëmendje nuk kanë qenë dhuratat dhe festa por ndryshimi drastik i bashkëshortit të saj.
Mesa duket si Adelina as ai nuk i ka shpëtuar “sëmundjes” së operacioneve plastike. Në foton e publikuar nga vetë këngëtarja Markov shihet se ka mbjellë flokët dhe në fytyrë mesa kuptojmë ne ka bërë dhe një ndërhyrje të vogël të cilat e bëjnë të duket shumë vite më i ri.


