Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas 8 vitesh në pushtet, dorëhiqet kryeministri i Rusisë Dimitry Medvedev

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri i Rusisë Dimitry Medvedev ka dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen e tij te Presidenti Vladimir Putin pas 8 vitesh në pushtet.

 

Sipas mediave ruse, mësohet se Putini e ka falenderuar Medvedev për punën e bërë gjatë këtyre viteve.

Ndërkohë po nga të njëjtat burime bëhet me dije se Putini do ta emërojë Medvedev si zëvendës të Këshillit Presidencial të Sigurisë.

Më tej Putin i ka kërkuar kabinetit të Medvedev që të vazhdojë të punojë deri sa të formohet Kabineti i ri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu