Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Pas 68 vitesh, SHBA kryen ekzekutimin e parë të një të burgosure grua

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c37913be71bf87eb9f0814a987ba9d0d

SHBA kanë kryer ekzekutimin e parë të një gruaje që nga viti 1953. 

Lisa Montgomeri u ekzekutua orët e para e ditës së sotme për vrasjen e një nëne shtatëzënë në Misuri, të cilës pasi i preu barkun i rrëmbeu fëmijën.

Lisa Montgomery 52 vjeç u shpall e vdekur në 1:31 pas mëngjesit pasi mori një injeksion vdekjeprurës në kompleksin federal të burgjeve në Terre Haute, Indiana. Mediat e huaja bëjnë me dije se një grua që i qëndronte pranë pak para ekzekutimit e ka pyetur nëse kishte për të thënë diçka për herë të fundit, ndërsa ajo kishte thënë “JO”.

Ajo ishte e burgosura e 11-të që mori një injeksion vdekjeprurës që nga korriku kur Presidenti Donald Trump rifilloi ekzekutimet federale pas 17 vjetësh.

Kujtojmë që Lisa Montgomery u ekzekutua për vrasjen e 23-vjeçares Bobbie Jo Stinnett në qytetin veri-perëndimor të Misurit të Skidmore në dhjetor 2004. Ajo e mbyti me litar Stinnett, e cila ishte tetë muaj shtatzënë dhe më pas i preu barkun me një thikë kuzhine për t’i nxjerrë vajzën.

Montgomery e mori fëmijën me vete dhe u përpoq ta prezantonte vajzën si të sajën. Ka pasur një debat të gjërë në lidhje me ekzekutimin e saj nga ekipi ligjor i Montgomery, pasi ata nuk pranon ekzekutimin e Lisës, pasi ajo kishte një të shkuar të errët. Ajo ishte abuzuar në mënyrë seksuale dhe fizike nga babi dhe ishte trafikuar nga nëna, çfarë i kishin shkaktuar probleme mendore.

Më shumë

spot_img
spot_img