Protestuesit kanë lënë Drejtorinë e Policisë e ndërkohë kanë mbërritur në selinë e PD.
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka mbajtur fjalën përmbyllëse duke u shprehur se nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët për të protestuar.
‘Dua t’iu përshëndes edhe në emër të zotit Basha i cili vazhdon takimet në Bruksel të cilat janë pjesë e fitorës që na pret. Beteja jonë nuk ka mbaruar, jemi nisur për një rrugë që nuk ka kthim.
Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre, nuk ka asnjë forcë të na ndalë në rrugën tonë për një demokraci të vërtetë. Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit ‘, u shpreh Paloka
Protesta e opozitës filloi sot orën 9:30 të mëngjesit të sotëm dhe u shoqërua me tensione e përplasje mes protestuesve dhe policisë.