Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
26 %
2.1kmh
0 %
Mër
2 °
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
9 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Pas 300 kg kokainë, kapet një shumë e madhe paundi në Portin e Durrësit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tjetër ngjarje që ka për lokacion Portin e Durrësit. pas sasisë 300 kg kokainë, është kapur një tjetër sasi e paligjshme, por kësaj here janë para cash.

Mësohet se në një fugon i cili mbërriti me traget nga Italia, janë gjetur një shumë e konsiderueshme paundësh. Nuk dihet shuma reale, por po bëhet numërimi nga policia kufitare.

Paratë u zbuluan në vijën e dytë të kontrollit, pasi automjeti iu nënshtrua skanerit. Nuk dihet ende nëse kjo sasi parash ka të bëjë me ngarkesën e kokainës që u kap sot pasdreke.

Ndërkohë është shoqëruar për t’u marrë në pyetje drejtuesi i fugonit, teksa hetuesit po punojnë për zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarje.

Një muaj më parë, më datë 19 maj u kap një fugon i bardhë në Portin e Durrësit, brenda të cilit u gjetën 123 mijë paund ndërsa u sekuestruan dhe 2 telefona celularë si dhe një lap top. Gjithashtu u arrestua shoferi i mjetit shtetasi O.Sefolli, 21 vjeç, banues në Hamallë.

Lexo edhe: E BUJSHME/ Kapet kamioni me 300 kg kokainë në Portin e Durrësit

Lexo edhe: Ky është kamioni që u kap në Durrës me 300 kg kokainë, zbulohet emri i shoferit dhe nga kishte ardhur, gazetari: E priste mafia italiane në Napoli

Lexo edhe: Del FOTO, ky është 40-vjeçari që drejtonte kamionin me 300 kg kokainë, zbulohet çfarë i tha hetuesve në Durrës (EMRI)

Më shumë


spot_img









spot_img