Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas 30 vitesh Kadastra kalon online, Rama mbledhje me Lamen dhe Karçanajn: Ja si do bëhen aplikimet për të marrë hipotekën

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_330326" align="alignnone" width=""]Lame - Rama - Karçanaj[/caption]

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me kreun e kadastrës Artan Lame dhe drejtoren e Agjencise Kombetare te Shoqerise së Informacionit, Linda Karçanaj. Kryeministri ka njoftuar se tashmë pas 30 vitesh, aplikimi për të marrë dokumentin e pronës do të bëhet online, në vetëm pak minuta.

"Do të mjaftojë tashmë një klik në https://e-albania.al dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë", shkruan Rama në facebook.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se "ky avancim, ndoshta i nxitur edhe nga pandemia e koronavirusit, do t'i japa fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu!"

"Pra në një pronces tranzicioni nuk do jetë mundësia të shkohet fizikisht për të marrë shërbime. Çdo gjë do të bëhet nga shtëpia, nga kompjuteri nga telefoni. Më parë duhet të paraqitej qytetari fizikisht, të aplikonte, të bënte pagesën, pastaj i thuhej prit dhe hajde pas kaq kohësh. Kështu ishte krijuar edhe sistemi i sekserëve dhe bishtave të llumit e korrupsionit. Me aplikimet online ka ndryshuar pjesa e parë. Në rast se duan ndihmë të mësojnë aplikimet online, mund të shkojnë në sportele për të mësuar se si të aplikohet", tha Rama.

Postimi i Ramës në Facebook

A E BESONI DOT QË MBAROI KALVARI 30 VJEÇAR I HIPOTEKAVE DHE FALË #REVOLUCIONITDIGJITAL2020, DOKUMENTI I PRONËS DO TË MUND TË MERRET PA LËVIZUR NGA SHTËPIA OSE NGA CELULARI APO KOMPJUTERI MË I AFËRT, NË VETËM PAK MINUTA?!

E pra, më në fund ia dolëm ta mbajmë këtë zotim tejet të vështirë dhe t'i japim fund sekserëve, bakshisheve, pritjeve e zvarritjeve, që në 30 vjet e kthyen hipotekën, në gropën më të zezë të korrupsionit në Shqipëri, pas gjykatave e prokurorive, ku vazhdon pastrimi i thellë e tejet i vështirë po ashtu!

Do të mjaftojë tashmë një klik në https://e-albania.al dhe kadastra shtetërore do të vijë tek ju, pa ndërmjetës e pa radhë

Sistemi sapo është "ndezur" dhe lutja ime për të gjithë është që në këto dy javë të para testimi, pak durim nëse hasni në vështirësi gjatë marrjes së shërbimit

Siç do ta shihni edhe pagesat e shërbimeve të kadastrës do të mund t'i bëni online, përmes llogarisë suaj bankare, ndërkohë që po finalizohen marrëveshjet me të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë

Për ata që nuk kanë kartë krediti apo debiti, mandat pagesa gjenerohet nga https://e-albania.al dhe qytetari e bën pagesën në bankë dhe e ngarkon në aplikim - pa radhë, pa vonesë, pa rryshfet

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.